B*teja për Tiranën/ Maho: Nëse do bëheshin të gjitha listat e hapura do 'l*ftonin' të gjithë për veten, do goditej sigla
I ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte gazetari Armand Maho, i cili u shpreh se situata politike e aktuale dhe ndarja e listave të hapura dhe të mbyllura ka ndikim të madh në forcimin dhe dobësimin e partive, duke analizuar gjithashtu veprimet dhe ndikimin e liderëve të ndryshëm politikë.
"Në qoftë se do të bëheshin të gjitha të hapura do luftonin të gjithë për veten e vetë dhe do të goditej sigla.
Partisë Demokratike nga kushtet që erdhi, pra deri në 50 orë lideri i saj ishte akoma në arrest shtëpie.
I leverdiste një kohë me 30% lista të mbyllura dhe pjesa tjetër në të hapur.
Edhe të garantojë një pjesë të të vetëve është në funksion të forcimit të partisë.
Nga ajo shthurje që i dha Edi Rama, nga ajo goditje që i dha, i mbajti vulën peng, e shpalli non grata, njifte Baashën në Parlament.
Kur vjen puna aty ashtu do të shkojë. Në qoftë se i merr tjetrit vulën, ia jep një tjetri dhe ai futet blindon partinë ti ashtu do sillesh.
Ishin zgjedhje të detyruara. Kur i thu tjetrit ske për të hyrë ti ashtu do të sillesh. Edhe Rama e bëri për qëllimet e veta sepse kishte ndaluar koalicionet", u shpreh Maho.
