EMRI/ Arrestohet 43-vjeçari në Kurbin, u kap me kanabis gati për shitje

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë pas kapjes së tij me dy qese që përmbanin lëndë narkotike kanabis, të cilat ai kishte për qëllim t’i shiste në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, realizuan kontrollin në banesën e shtetasit Rasim Sela falë informacionit të siguruar nga qytetarët. Gjatë këtij kontrolli, ata gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, ai u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet e procedurës i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.