PAMJE/ Besimtarët myslimanë në Lushnjë kanë falur Namazin e Fiter Bajramit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2025, 09:50
Besimtarët myslimanë kanë falur Namazin e Fiter Bajramit pas muajit të agjërimit.
Në Lushnjë, qindra besimtarë kanë falur Namazin në sheshin qendror të qytetit. Faljen e namazit e drejtoi imami i xhamisë Lushnjë Alban Puka.
Pas faljes, Myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku mbajti fjalën e rastit si dhe uroi besimtarët për begati paqe e lumturi në familjet e tyre dhe Zoti jua pranoftë lutjet.

VIDEO - Falja e Namazit, besimtarët myslimanë mbushin sheshin “Skënderbej”
