PAMJE/ Në Fier besimtarët kanë falur sot namazin e Fiter Bajramit në xhaminë e qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2025, 09:52
Si në mbarë vendin , edhe besimtarët myslimanë fierakë kanë falur në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm namazin e Fiter Bajramit në xhaminë e qytetit pas një muaji agjërimi.
Besimtarët e të gjitha grupmoshave janë falur për mirësi , shëndet dhe fat në familjet e tyre.

Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë respekt e dashuri ndaj njëri - tjetrit, dhe për më tepër besim duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti.
Ceremonia u mbyll me lutje të përbashkët ku besimtarët e shumtë kanë shkëmbyer me njëri- tjetrin mesazhin e paqes dhe begatisë në çdo familje.
VIDEO - Falja e Namazit, besimtarët myslimanë mbushin sheshin “Skënderbej”

