Prengaj: Vitet e fundit turistët interesohen në turet kulturore dhe historike

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", operatori turistik Frenkli Prengaj u shpreh se turizmi në Shqipëri po zgjerohet përtej sezonit veror, duke tërhequr vizitorë edhe gjatë muajve të tjerë të vitit.

" Tashmë fatmirësisht ne nuk po flasim më vetëm për atë sezonin tradicional karakteristik në Shqipëri vetëm tre muajt e verës por është zgjeruar goxha. 

Ajo çfarë ka ndryshuar vitet e fundit është që ne po shohim turistë në qendra historike, ose në qytete që kanë mundësi ti ofrojnë turistëve ture kulturore dhe historike, kemi parë që 2-3 vitet e fundit turistë edhe gjatë sezonin dimëror.

I shohim kryesisht në qytete si Kruja, Berati, Gjirokastra, janë qytete që thithin shumë turist. 

Korça akoma po thith pjesën e brendshme të vendit, turistët akoma nuk e kanë zbuluar.

Turistët që vijnë në Shqipëri, 99% e tyre kanë shkuar dhe në Zvicër dhe në Austri, kanë shkuar në vende ku turizmi dimëror është shumë lart. Nëse ne ju themi turstëve që gjatë sezonit dimëror mund të shkojnë në Dardhë të bësh ski, për shumicën e turistëve nuk është në nivelet e duhura. Kemi probleme apo pamundësi për të zhvilluar pista skish në Shqipëri për shkak të terrenit malor", u shpreh Prengaj.