Historia e suksesit e gruas nga komuniteti Rom: Krenaria ime më e veçantë, dita kur u diplomova

Diskriminimi nuk e ka penguar kurrë të ecë përpara, të bëjë karrierë dhe të dalë në pension e lumtur!

Kjo është Meleqe Rrënja 77 vjec!

Edhe pse anëtare e komunitetit rom, e fejuar nga familja në moshën 8 vjeccare, ajo sfidoi realitetin pasi ëndrrën e kishte më të madhe.

‘’Nuk dija se në cilën rrugë duhej të ecja. Duhej të dëgjoja familjen, duhej të martohesha, duhej të vazhdoja shkollën apo duhej të rritesha. E prisha atë fejesën e vegjëlisë në vitin e tretë pedagogjik’’.

Mundi nuk i shkoi dëm, punoi si mësuese prej 50 vitesh dhe tani jep mësim në mënyrë vullnetare.

‘’Kisha shumë probleme në jetë, edhe nga familja edhe nga komuniteti Rom. Unë arrita këtë me shumë përpjekje të jashtëzakonshme sepse kisha një ambicie shumë pozitive’’.

Sot me 20 vite që ka dale ne pension Meleqeja ndihet ende e re dhe energjike, dhe vazhdon të marrë pjesë aktive në aktivitete të ndryshme madje ka kandiduar për deputete në vitin 2019.

‘’Krenaria ime e veçantë ishte dita kur unë u diplomova. Arrita atë objektivin tim në radhë të parë që theva një tabu si asnjë vajzë tjetër’’.

Kjo zonjë  është një shembull i shkëlqyer i suksesit, i guximit dhe i forcës për të luftuar për atë që është e drejtë, përkundër çdo pengese.

Për të arsimi ka qenë gjithmonë një mjet për të ndryshuar jetën dhe shoqërinë dhe nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat dhe për të arritur suksesin.