Falet namazi i Fitër Bajramit në Kukës: Një nga ditët më të bukura të kalendarit islam
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2025, 09:15
Sot edhe pse koha ishte me shi, qindra besimtarët mysliman në Kukës falën namazin e Fitër Bajramit në xhaminë kryesore të qytetit të Kukësit.
Pas faljes së Fitër Bajramit besimtarët përcollën urimet më të mira për këtë ditë të shënuar të besimit islam, duke kërkuar edhe zgjerimin e xhamisë.
Ndërsa myftiu i qytetit Emirjon Vathaj tha se kjo ditë shënon një nga ditët më të bukura të kalendarit islam.
Bashkia Kukës ka numrin më të madhë të besimtarëve mysliman në vend, ku 97% e popullësisë i takojnë besimit islam.
VIDEO - Falja e Namazit, besimtarët myslimanë mbushin sheshin “Skënderbej”

