Shkodër/ Policia sekuestron armë zjarri dhe municion brenda një banese, ja kujt i përkisnin (EMRI)

Policia e Shkodrës ka sekuestruar dy armë zjarri të tipit pushkë dhe municion luftarak gjatë një kontrolli në një banesë në fshatin Dajç, e cila ishte në përdorim nga një i arrestuar për vepra penale të mëparshme.

Armët u gjetën ne banesën në përdorim të shtetasit Mikeljan Toma, i cili është arrestuar me datë 26.03.2025.

Armët do dërgohen në Insitutin e Policisë Shkencore nësë janë përdorur ne ngjarje të mëparshme kriminale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Policia gjen dhe sekuestron 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve M. T., dhe D. S., të cilët u arrestuan më datë 26.03.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin e vjedhur me të cilin lëviznin, kanë siguruar informacion se njëri prej shtetasve të arrestuar kishte dhe një banesë tjetër në përdorim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi M.T, kishte në përdorim banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i banesës rezident në Itali).

Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante shtetasi i arrestuar M.T.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.