Jo vetëm ekonomi turizmi! Muço: Nuk jep garanci për zhvillim të qëndrueshëm! Bujqësia dhe industria, sektorë që japin garanci
Një ekonomi e mbështetur kryesisht te turizmi dhe ndërtimi nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm, paralajmëron eksperti Klodian Muço. Ai nënvizon se rënia e bujqësisë dhe industrisë, për shkak të mungesës së mbështetjes dhe efektit të kursit të këmbimit, rrezikon ta lërë ekonominë shqiptare të varur nga sektorë të paqëndrueshëm.
Rritja ekonomike e Shqipërisë e udhëhequr nga turizmi e ndërtimit, sic tregojnë të dhënat zyrtare të INSTAT, për ekspertin Klodian Muço nuk jep garanci për zhvillim të qëndrueshëm.
Ai thekson rolin që duhet të kenë në ekonomi sektorë si bujqësia dhe Industria, që kanë shënuar rënie të vazhdueshme.
“Paralizën” e industrisë përpunuese, Muço e lidh me rënien e euros, ndërsa bujqësia thotë se vuan pasojat e mungesës së mbështetjes.
Mungesa e masave për të forcuar bujqësinë dhe industrinë, sipas ekspertit Muço, do të bëjë që ekonomia shqiptare të vazhdojë të jetë e varur nga sektorë sipas tij të paqëndrueshëm.

