Myftiu i Shkodrës mesazh të rinjve: Të parandalojmë të keqen në familjet dhe shoqëritë tona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2025, 09:19
Mesazhin e tij në festën e Fitër Bajramit, myftiu i Shkodrës e kishte për të rinjtë. Imam Muhamed Sytari kërkoi pendim të sinqertë tek Zoti.
Ai tha se mëshira e Zotit është më e madhe se gjynahet tona. Myftiu i Shkodrës theksoi se duhet të parandalojmë të keqen në familjet dhe shoqëritë tona, si edhe kërkoi distancim nga haramet.
Një mesazh e kishte edhe për Gazën, ku tha se zullumi nuk e ka jetën e gjatë, pasi Zoti sheh gjithçka.
Falja e namazit të Fitër Bajramit u organizua në xhamitë e qytetit të Shkodrës.
VIDEO - Falja e Namazit, besimtarët myslimanë mbushin sheshin “Skënderbej”

