Visha për shkarkimet: Prokurorë dhe gjyqtarë u shkarkuan politikisht
Në aktivitetin e përvitshëm të shoqatës së pënalistëve shqiptarë, avokatët kërkuan rishikimin e vendimeve për shkarkimet përmes vettingut.
Sajmir Visha shprehet se kjo kërkes lind nga fakti se ish anëtarë të KPK e KPA kandidojnë për deputet apo kanë marrë detyra në qeverisje.
Kandidimi për deputet, apo marrja e detyrave në qeverisje të ish anëtarëve të KPK e KPA, për avokat
për avokatet penalist përbën shkak që shkarkimet e vendosusa prej tyre përmes vetingut të jenë në pikëpyetje.
Kreu i shoqatës së mbrojtësve apelon që të nisë rishikimi i largimeve
‘’Ata gjyqtarë e prokurorë që janë shkarkuar politikisht uroj të kthehen sa më shpejt se nuk shpjegohet ndryshe që ish anëtarë të KPK sot i kemi drejtora në pushtet, sot i kemi kandidat të PS’’.
Lidhur me fushatën politike për zgjedhjet e 11 Majit, Sajmir Visha thote kandidatët nuk duhet të bëhet premtime dukë përdorur sistemin e drejtësisë
‘’Unë i bëj thirrje të gjitha forcave politike të heqin dorë nga fushata zgjedhore duke përmendur pushtetin gjyqësor’’.
Në takimin e organizuar u vë theksi të problematikat që avokatët kryesisht hasin në zhvillimin e seancave gjyqësore.
Madje nuk u lanë pa u përmendur edhe shantazhet e kërcënimet që subjekte të ndyshe kryejne drejt avokatëve.
