Abilekaj: Dalja e Veliajt nga burgu është një peshë mbi Edi Ramën dhe krijon një problem brenda PS-së

Provat e reja që ka paraqitur sot SPAK në seancën e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Erion Veliajn, ishin tema e diskutimit në SYRI TV.

Në diskutim, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se, dalja nga burgu e Erion Veliajt nuk i shkon Edi Ramës në favor, pasi e shkarkon atë nga detyra e re që i ka dhënë vetes, ajo e kryebashkiakut të Tiranës.

"Dalja e Erion Veliajt nga burgu është një peshë mbi Edi Ramën. Shkarkon Edi Ramën nga kryetar bashkie dhe krijon një problem brenda PS-së në marrëdhëniet në fushatën elektorale, sidomos në Tiranë.

Edi Rama tashmë e ka marrë Tiranën edhe për fushatë elektorale në Tiranë.

Kjo trysni që ta mbajnë Erion Veliajn në burg, do të ishte më e drejtë në kushtet e një drejtësie të pavarur.

Fakti që SPAK ka dërguar sot, tregon se nuk kanë patur shumë besim se provat e para do ta mbanin në burg.

Mendoj që dalja e Veliajt dhe pushimi i Ramës nga kryebashkiak është sfidë e gjyqtarit. Gjyqtari më shumë si presionin e opozitës dhe të atyre që e shohin drejtësinë si shpëtimin e Shqipërisë dhe do të vejë drejtësinë, ka presionin e Edi Ramës, se do e shkarkojë atë si kryebashkiak dhe si të deleguar kryesor në Tiranë.

Presioni ndaj SPAK që u shkarkua me arrestimin e Veliajt dhe që bëhej nga ata që besonin se, SPAK vepronte politikisht në përgjithësi duhet të rikthehet.

Ne pamë sot se, drejtësia la sot në burg Ervin Salianjin pa asnjë arsye. Për ca e la, çfarë do të thotë kjo, Gjykata e Lartë thotë se një deputet mund të rrijë në burg se bëri një kallëzim", u shpreh ndër të tjera, gazetari Enton Abilekaj.