Edhe Erion Veliaj si Shullazi
Ditën e djeshme në paraburgimit e Durrësit ku po qëndron kryebashkiaku Erion Veliaj që nga data 13 shkurt u shfaq një shtetas amerikan, Joshua Roberts, të cilin mediat pranë kryebashkiakut e paraqitën si avokat të Donald Trump-it.

Joshua Roberts deklaroi se në procesin e Erion Veliajt ka rolin e vëzhguesit dhe sot u paraqit në Apel. Pak pasi kishte nisur seanca trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi nuk e lejoi Roberts të merrte pjesë pasi nuk plotësonte kriteret ligjore.
Në historikun e seancave gjyqësore në Shqipëri ka edhe një precedent tjetër ku personat nën akuzë apo të pandehurit kanë kërkuar mbrojtje nga avokatë të huaj, ky precedent është Emiljano Shullazi i akuzuar për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal.


Për Shullazin u zhvilluan mbi 100 seanca gjyqësore dhe u tërhoqën disa gjyqtarë me kërkesë të mbrojtjes së Shullazit me pretendimin për konflikt interesi.
Njësoj si Shullazi edhe Veliaj mori “avokat amerikan”, por avokatët amerikanë, që mediat e paguara nga inceneratorët i quanin njerëzit qa kanë mbrojtur Trump-in, deklaruan se ishin në rolin e vëzhguesit dhe nuk janë lejuar as si vëzhgues, pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore ashtu sikundër avokatët amerikanë të Shullazit.
Kujtojmë që në vitin 2021 pjesë e trupës mbrojtëse të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij u bë avokatja greko-amerikane Lambrini Nassis.
Avokatja pas shqyrtimit të çështjes deklaroi se nuk kishte vënë re probleme procedurale.
Më 3 dhjetor 2021 Apeli i GJKKO-së dha vendimin për Shullazin dhe grupin e tij. Shullazi do të vuajë 14 vite burg, ndërsa Endrit Qyqja 10 vite burg, Endrit Zela 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.
Pavarësisht se Erion Veliaj po përpëlitet për të gjetur artifica ligjore për të shpëtuar me lekët e Arbër Veliajt, ashtu si dhe Shullazi duhet të marrë përgjigjen nga drejtësia./Cna.al

