Pas kryebashkiakut të Matit, dorëhiqet dhe kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi futet si kandidat në zgjedhjet e 11 majit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 15:43
Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peci, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Peçi, i cili mban postin e qytetarit të parë të Tepelenës prej vitit 2011, do të jetë gjithashtu kandidat i PS për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Më herët ka dhënë dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kreu i Bashkisë së Matit edhe Agron Malaj. Motivet e dorëheqjes ende nuk janë bërë publike, por mësohet se Malaj do të kandidojë për deputet në listat e PS të Qarkut Dibër, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
