Zbulohen disa nga faktet dhe provat e reja të SPAK-ut kundër Erion Veliajt

Pas rreth 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e saj pas dorëzimit të fakteve dhe provave të reja të prokurorit Altin Dumani dhe Ols Dado kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Agjencia e lajmeve CNA ka mësuar nga burime nga brenda seancës se janë disa audio-përgjime ambientale dhe telefonike të bëra ndaj kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili komunikon me vëllain e tij Arbër Veliaj ku përmenden dhjetëra emra.

Gjithashtu, ka fakte dhe prova të tjera që lidhen me kryebashkiakun Veliaj, familjaret e tij dhe biznesmenët që ka bashkëpunuar.

"Burime bëjnë me dije se në përgjimet e dhëna si prova nga SPAK që janë lexuar në seancë nga prokurorët dhe janë administruar nga avokatët", raporton agjencia.

Komunikimi i Erion Veliajt me vëllian e tij Arbër Veliaj përfshin edhe veprime si të shkojë të takojë gazetarë, të mbajë lart fort mediat, të ushtrojë presion dhe forcë të madhe mbi gjyqtarët dhe prokurorët. /Marrë me shkurtime nga "CNA.al"