VIDEO/ Erion Veliaj 5 orë në Apelin e GJKKO, gazetari jep detaje nga debatet në seancë

Seanca në Apelin e GJKKO për shqyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë nga Erion Veliaj po zhvillohet prej rreth 5 orësh.

Kryebashkiaku i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash ka kërkuar një masë më të zbutur sigurie.

Gjithashtu kanë ankimuar masën e sigurisë dhe biznesmenët Elman Abule, Meriman Palushi, Gentjan Sula dhe Shkëlqim Fusha.

Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se kanë përfunduar mbrojtjen avokatët, ndërsa tani janë prokurorët që do të arashtrojnë argumentet, provat dhe faktet për kërkesat e tyre ndaj personave të vënë në masë sigurie.

"Nga ana tyre avokatët e Veliajt kanë kërkuar një masë të butë, duke afruar edhe garanci pasurore.

Ndërsa avokatët e biznesmenëve heqjen e masës, pasi sipas tyre nuk është në nivel të standardit ligjor që provat të jenë të mjaftueshme që dyshimi të jetë i arsyeshëm”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

Vendimi për ankimimet do të merret nga gjyqtari i Apelit Engert Pëllumbi.

VIDEO/ Erion Veliaj 5 orë në Apelin e GJKKO, gazetari jep detaje nga