ETHET E LISTAVE/ Aleatët “pushtojnë” selinë blu, bisedime intensive me Berishën për emrat e fundit (VIDEO)
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 12:14
Ora 24:00 e ditës së nesërme është dhe afati i fundit, ku Protokolli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të presë listat e kandidatëve të partive për Parlamentaret.
Dhe në kuadër të përpilimit të tyre, aleatët e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” kanë zbarkuar në oborrin e selisë blu, aty ku po zhvillojnë bisedime të ethshme me kryedemokratin Sali Berisha.
