Radonshiq tregon si studentja i shkoi e dehur në klasë

Pedagogia dhe eksperta e ekonomisë, Romina Radonshiq, ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai në Ora News, ku ndau përvojën e saj në profesionin e pedagogut dhe sfidat që përballet në mësimdhënie, në kuadër të festës së mësuesit.

Radonshiq theksoi se një nga sfidat kryesore në universitet është angazhimi i studentëve, pasi shumë herë ata mund të përballen me mungesë motivimi.

"Një problem që hasim shpesh është që studentët të preferojnë të kalojnë kohën duke u argëtuar, dhe kjo ka pasur raste kur në klasë ka ardhur studentë që kanë qenë në një festë dhe kanë ardhur të dehur", shpjegoi ajo.

Pavarësisht këtyre sfidave, Romina Radonshiq theksoi se pasioni dhe përkushtimi për edukimin janë ato që e mbajnë pedagogët të angazhuar dhe motivuar për të dhënë dije dhe mbështetje për brezat e rinj.