Edison Balla: Të mësosh është më shumë se një punë, është pasion dhe angazhim

Pedagogu Edison Balla ishte i ftuar në emisionin "Epiqendër " të gazetares Sonila Musai në "Ora News", ku foli për pasionin dhe përkushtimin e tij në profesionin e pedagogut, në kuadër të festës së mësuesit.

Balla shpjegoi se dëshira për të ndjekur këtë rrugë ka lindur që kur ishte vetë student.

Ai theksoi se të jesh pedagog do të thotë të japësh dije dhe të ndihmosh studentët të rriten dhe të zhvillohen, një mision që kërkon përkushtim dhe dashuri për profesionin.

Balla është një shembull i mrekullueshëm i pasionit dhe angazhimit që duhet për të dhënë edukim cilësor dhe për të ndikuar pozitivisht në jetën e të rinjve.