Pasioni dhe angazhimi i mësueses Arjana Metaliaj për edukimin e brezave të rinj

Mësuesja Arjana Metaliaj ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të gazetares Sonila Musai në "Ora News", ku ndau përvojën dhe pasionin e saj për profesionin e mësuesit.

Ajo shpjegoi se pasioni për këtë profesion ka lindur që kur ishte shumë e re dhe se gjithçka ka nisur nga një ndikim i fortë nga mësuesi i saj i historisë.

Ajo shtoi se ndoshta ndikimi i natyrës së saj emocionale është një tjetër faktor që ka kontribuar në dashurinë dhe dedikimin që ka ndaj profesionit.  

Arjana Metaliaj vazhdon të kontribuojë me pasion dhe përkushtim në arsimin e brezave të rinj, duke u bërë një frymëzim për shumë të rinj që zgjedhin të ndjekin këtë profesion të rëndësishëm.