1 VIT PA “TIKTOK”/ Eksperti i IT-së: Vendimi i takon qeverisë, por platforma është tejet e rrezikshme. Ja pse!
Qeveria mori këtë të enjte vendimin për mbylljen për një periudhë 12-mujore të platformës “TikTok” në Shqipëri.
Sipas Kryeministrit, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.
Lidhur me këtë vendim sociologia Entela Binjaku e studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se diçka ndryshoi dhe se ata 65 mijë prindër dhe mësues duhet të jenë të kënaqur se fjala e tyre u dëgjua.
“Për mendimin tim tema duhet të marrë një tjetër vëmendje dhe duhet të shihet në një tjetër këndvështrim: a ishte ky hapi i duhur për ta ndaluar dhunën tek të miturit?!
A ishte kjo mënyra e duhur për të shmangur dezinformimin dhe mesazheve jo të duhura? Dhe nëse po pse vetëm për 1 vit?
Atëherë, pse nuk u mbyll një platformë tjetër si Snapchat-i? Pra shoqëria shqiptare duhet të jetë më e matur dhe të mëndojë më shumë nga vendimet që na vijnë nga lart. Dhe kur kemi 65 mijë prindër dhe nxënës që kanë shprehur mendimin se kjo platformë duhet mbyllur, atëherë ata duhet të jenë të kënaqur sot pasi zëri i tyre u dëgjua”, u shpreh ndër të tjera sociologia Entela Binjaku.
Ndërsa eksperti i IT-së Edmond Liçaj u shpreh se rrjetet sociale, mbyllja apo kufizimi nuk ëhstë se kanë ndonjë efekt të drejtëpërdrejtë, por ai është i shtrirë në kohë.
“A është vendimi i duhur mbyllja e TikTok-ut? Kjo përgjigje i takon ccdo grupi, në këtë rast qeverisë, që të marrë vendmin. Ne si ekspertë e kemi folur prej vitesh që kjo është një platformë që e kërcënon shoqërinë tonë.
Arsyeja që kërcënojnë janë disa: përdorimi masiv i saj nga fëmijët; dhënia e vëmendjes dhe rritja e popullaritetit të disa individëve të cilët kjo lloj platforme iu jep zë disa individëve që nuk janë model, apo më saktë që keqpërdorin imazhin me rrjetet sociale.
Pra ne jemi në nivelin e ndikimit negativ të këtij rrjeti në shoqërinë tonë”, tha ndër të tjera eksperti i IT-së, Edmond Liçaj.
VIDEO - EKSPERTËT ENTELA BINJAKU DHE EDMOND LIÇAJ KOMENTOJNË VENDIMI I QEVERISË


