Arrestohet 23- vjeçari në Tiranë, ja çfarë i bëri së motrës

Një 23- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Blutë thonë se po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi

• Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. M., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.