Myftiu Mulla: Islami, besimi dhe ndikimi i tij në jetën e njeriut

I ftuar në emisionin “Kjo është Koha” në Ora News, Myftiu Bledar Mulla foli për ndikimin e Islamit në jetën e njeriut, duke theksuar se Islami na ngre në një nivel të lartë dhe na mëson realitetin e kësaj bote. Ai u shpreh se është e rëndësishme t’i lutemi Allahut për mirësi dhe udhëzim.

Gjithashtu, Myftiu theksoi se besytnitë e kanë cënuar jetën e njeriut, duke i larguar njerëzit nga e vërteta dhe duke ndikuar negativisht në mendësinë e tyre.

Duke folur për muajin e shenjtë të Ramazanit, ai nënvizoi se çdokush është i denjë t’i afrohet Zotit, pasi mëshira dhe falja hyjnore janë të hapura për të gjithë.

Në fund, ai theksoi se formimi fetar e ndryshon krejtësisht për mirë njeriun, duke ndikuar në zhvillimin e tij shpirtëror dhe moral.