Me ''sy'' në çdo rrugë/ Në Kuvend marrëveshja për blerjen e mijërave kamerave inteligjente
Projekti për vendosjen e kamerave inteligjente dhe sistemeve të monitorimit të sigurisë është depozituar në Kuvend.
Ky sistem, i financuar përmes një huaje prej 118.5 milionë dollarësh nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabi-t, synon të rrisë sigurinë, të ulë veprat penale dhe të monitorojë në kohë reale trafikun dhe automjetet në pikat kyçe të vendit.
Projekti qe syon vendosjene kamerave inteligjente ne terren per rritjen e sigurine eshte depozituar ne Kuvend. Ai perfshin instalimin e 2,239 kamerave ANPR per njohjen e targave, 2,602 kamera PTZ per monitorimin e trafikut.
Po jo vetem rruge dhe monitorim trafiku, plani parashikon edhe vendosjen e 3,816 kamera trupi ne policine e shtetit te cilat do te lidhen me nje system te centralizuar per reagim te shpejte.
Pervec kamerave pritet te instalohen edhe 100 radare inteligjente dhe 100 snsore zhurme per te monitoruar shpejtesine dhe sigurine e trafikut ne rruge dhe austrada.
Vendosja e ketyre kamerave ne terren sipas draftit do te sjelle ulje te shkeljeve te rregullave ne qarkullim, me pak vepra penale duek fillaur nga aksidentet rrugore, tek vjedhjet dhe vrasjet.
Po ashtu do të bëhet monitorimi ne kohë reale të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore, të cilësuara me interes prioritar për Policinë e Shtetit, si dhe në të gjitha pikat e kontrollit kufitare.
Projekti pritet te financohet nepermjet marrveshjes se huase ndermjet ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t me nje shume prej 118.5 milione dollare.
Kjo shume pritet te paguhet nga qeveria shqiptare me nje norme interesi prej 4% me nje periudhe shlyerje 15 vite.
