Arrestohet i moshuari në Tiranë, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj 16-vjeçares

Një 70-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka përndjekur një 16-vjeçare.

Gjithashtu sipas policisë, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:-arrestuan shtetasin 70 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 16-vjeçare, dhe se ka kryer veprime të turpshme ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.