Shoqërohen katër zyrtarë të Eco Alb te inceneratori i Elbasanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2025, 16:36
Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan sot janë shoqëruar në komisariatin e policisë të paktën katër zyrtarë të kompanisë Eco Alb.
Burime zyrtare nga Prokuroria konfirmuan se janë shoqëruar pas një hetimi penal që po zhvillohet ndaj kësaj kompanie, drejtori, një inxhinier , një përgjegjs dhe një zyrtar i rëndësishëm i kësaj kompanie.
Ndërkohë janë sekuestruar dokumentacione të shumta të Eco Alb. Katër të shoqëruarit po merren në pyetje.


