A do ndikojë arrestimi i Erion Veliajt në rezultatin e PS, çfarë thotë sondazhi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 22:34
Pyetja e radhës në matjet e fundit të Barometrit ka qenë: “Çfarë ndikimi do të ketë arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në rezultatin e PS në 11 Maj?”
Rezultatet e Barometrit tregojnë se: 10,1% e qytetarëve mendojnë se kjo ngjarje do të sjellë rezultat pozitiv për PS në 11 Maj 2025.
52,5 % e të pyeturve mendojnë se arrestimi i Veliajt do të sjellë ndikim negativ në rezultatin e PS në 11 Maj dhe 29,8 % e të pyeturve mendojnë që do të ketë ndikim neutral as pozitiv as negativ në rezultatin e PS në zgjedhje./Euronews.al

