''Ky lloj zvarr*niku nuk mbaron pa iu këpu*ur koka'', Shkurti: Veliaj po përpiqet të mos iki nga politika
Gazetari, Armir Shkurti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ky lloj zvarraniku diku iu referuar Veliajt nuk mbaron pa iu këputur koka, pra nëse nuk shkëputet nga politika.
Shkurti: Unë nuk e kam honepsur atë njeri (Veliajn) që kur ka dalë në politikë dhe në këtë situatë që është jam i detyruar ti lexoj nga një frikë shumë e madhe sepse vërtet ai është pas hekurave por ky lloj zvarraniku nuk mbaron pa iu këputur koka.
Ç’do të thotë pa iu këputur koka?
Nëse ky nuk shkëputet nga politika.
Dhe unë të gjitha mesazhet që Veliaj nis nga qelia i kam lexuar se po flet Veliaj i cili nuk do të lërë karrierën politike dhe me çdo mjet, aleat klient ose jo po përpiqet të mos iki nga politika.
Natyrisht që Veliaj të mos iki nga politika është interes edhe i atyre qarqeve që e kanë projektuar si pasardhës i Ramës.
Është dhe interesi i mafias së ndërtimit e cila e ka ndërtuar flluskën e ndërtimit në Shqipëri po të doni edhe të turizmit tek fillimi i Ramës, tek Luli dhe pastaj Veliaj si garant i gjithë këtij investimit të pastrimit të parave dhe mafias së ndërtimit dhe pasardhës i Ramës në PS.
Më besoni unë them se Veliaj mund të mbijetojë në burg shumë mirë.
Dhe nuk është burgu halli, por tmerr i madh është nëse nëse ai do iki nga pushteti , do i rrënohet karriera politike dhe po ashtu edhe ekonomia.
