A do bashkëpunonit me Bashën nëse do ishte e nevojshme? Noka përgjigjet qartë me këtë reagim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 22:29
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u pyet në emisionin Open në News 24 nëse e konsideron Lulzim Bashën si opozitë të opozitës, sic i konsideron partitë e tjera dhe dy koalicionet Lapaj-Shabani dhe Alibeaj-Shehi.
Si përgjigje Flamur Noka qeshi me të madhe dhe tha se “po flasim për njerëz që janë dhe jo ata që nuk janë”.
Eni Vasili: Kemi edhe dy koalicione të tjera të regjistruara, Alibeaj-Shehi dhe Lapaj -Shabani, për të cilët ju thatë që janë opozita e opozitës. Po zoti Basha?
Eni Vasili: Po pse qesh tani, më fal
Flamur Noka: Ne flasim për ata që janë dhe jo për ata që nuk janë. T’ju them një gjë, i vdekuri ngrihet nga varri? Nuk ngrihet i vdekuri nga varri dhe ecim.

