Në garë për deputetë! Meta në Tiranë! Dule e Idrizi ndajnë Vlorën dhe Tiranën. Mediu dhe Duka në ...
Partia Demokratike do të ndajë 8 kandidatët e aleatëve në listat e sigurta në 6 qarqe. Ende nuk ka të dhëna për numrin që ata do të kenë në listë, por Partia e Lirisë do të ketë katër emra. Ndërkaq edhe në listat e hapura do të ketë emra të tjerë nga 25 forcat që iu bashkuan koalicionit
8 deputetë që do të dalin nga lista e PD-së do t'i takojnë aleatëve, me Partinë e Lirisë që ka marrë 4 deputetë. Ilir Meta pritet të zgjidhet nga burgu në listat e Tiranës, Tedi Blushi në Korçë, Edmond Haxhinasto pritet të jetë në listat e Elbasanit dhe Erisa Xhixho në Fier.
“Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule, të dy me elektorat të gjerë në Vlorë, do të jenë në listat e mbyllura të PD-së, por vetëm njëri prej tyre do të përfaqësojë qytetarët e Vlorës, pasi tjetri do të duhet të vijë në listat e Tiranës. Ndërkohë, dy aleatët e fundit, Fatmir Mediu nga Republikanët dhe Agron Duka nga PAA, pritet të jenë kandidatë për deputetë në Tiranë dhe në Durrës”, shprehet gazetari.
Ndërkohë Nard Ndoka nuk do të jetë në listat e sigurta të PD-së por ai do të duhet të provojë që ka vota të mjaftueshme për tu zgjedhur deputetë në listat e hapura të Tiranës.
Edhe Petrit Vasili i Partisë së Lirisë do të duhet të provohet në listat e hapura, ndërsa Monika Kryemadhi deputete e Partisë së Lirisë pritet të mos jetë më deputete kjo për shkak të përpasjes me Ilir Metën me të cilin ndodhet në proces divorci.
“Ora 12:00 e datës 12 mars do të jetë afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ. Deri atëherë, Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë duhet të mblidhen për të përpiluar listat për kandidatët për deputetë dhe t'ia paraqesin ato kryesisë së partisë për miratim”, sqaron gazetari Isa Myzyraj.

