Denoncimi i krimeve zgjedhore, nis funksionimin faqja e SPAK-ut, ja si bëhet denoncimi

Prej kësaj të mërkurë faqja e denoncimeve pranë porkurorisë së posacme ka filluar me funksionimin e saj.

Të gjithë përsonat që do të kallzojnë një krim zgjedhor do duhet të futen në faqen e e spak.gov.al në dritarën "Denonco Krimin Zgjedhor" ku dhe më pas do të hapet faqja zyrtare.

Cdo person që sigron prova për krim zgjedhor do duhet të plotësojë fushat e pasqyruara në faqe si Emer Mbiemer, nr i indentifikimit si dhe zgjedhja nese është person fizik apo juridik.

Pasi plotëson të gjitha fushat në lidhjë me vepren penale që denoncuesi mendon se personi i kallzuar ka shkelur ligjin, në faqe jepet hapsira për përshkrimin e situatës e deri tëk pasqyrimi me foto video apo deokument.

Në lidhje më kallzimin e kryer prokuroria ia dërgon kallzimin Prokurorit dhe agjendeteve të BKH të cilët me heret janë zgjedhur për qartet e vendit.

Janë 12 prokurorë të shpërndarë në të gjithë qarqet e që në mbikqyrje do të kenë dhe bashkitë që do të ndjekin dosjet përkatëse.

Në ndihmë të tyre do të jenë dhe agjentët e bkh, ndërsa duke i konsideruar prioritet është nënshkruar dhe marrëveshje me prokuroritë e rrethe për shkëmbimin e informacionit.

Strategjia e hetimeve të krimeve zgjedhore ka nisur të funksionojë prej fillimit të marsit e do të vazhdojë deri në daljen e rezultateve të votimeve të 11 majit