Zgjedhjet e 11 majit/ Meta: Numri i aplikimeve të shqiptarëve jashtë Shqipërisë ka qenë një shifër rekord
Ekspertja e çështjeve zgjedhore, Gerta Meta në një intervistë në Ora News u shpreh se në lidhje me pritshmëritë e numrit të aplimikimeve të shtetasve jashtë terrritorit shqiptar ka qenë një shifër rekord.
Meta: Patjetër që në lidhje me pritshmërinë e numrit të aplikimeve që kanë bërë gjithë shtetasit jashtë territorit Shqipërisë ka qenë një shifër rekord.
Këtë e themi bazuar edhe në diskutimet paraprake që palët politike kanë bërë në llogaritjet e tyre kur ata edhe vendosën bashkarisht kur të dërgohej fleta e votimit kishin bërë një kalkulim fillestar le të themi rreth 100 mijë votues nga Diaspora por ndërkohë realiteti është ndryshe.
Kemi parë një gatishmëri të menjëhershme dhe një dëshirë nga të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët e kanë vlerësuar rëndësinë e votës si një e drejtë Kushtetuese ku patjetër ata do jenë zgjedhës dhe votues në 11 maj.
Në platformë ka edhe një afat kohor që të gjithë kërkesat kanë kohë 5 ditë për tu shqyrtuar.
