Veliaj pas hekurave/ Mustafaj: Ab*zoi me pushtetin për të intimiduar dëshmitarët, ky fakt mjafton për qëndrimin e tij në paraburgim
Janë plot 22 letra. Që prej 10 shkurtit kur kaloi natën e parë në qeli, e deri më sot Erion Veliaj vazhdon të shkruaj letra nga burgu i Durrësit.
Çdo ditë derdh vrer ndaj prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani, por duke mos dhënë asnjë shpjegim sesi paratë jepeshin nga buxheti i Bashkisë e më pas kalonin për projektet në kompaninë e gruas së tij, asnjë fjalë për skemat korruptive të lejeve të ndërtimit, asnjë sqarim për atë që e quan dosje të rreme të një fantazie të shfrenuar dhe teksa kërkon lirinë sepse apeli i GJKKO-së do të vendos në 11 mars nëse do të vazhdoj ose jo të qëndroj pas hekurave, mesazhi sotëm flet për një kërcënim dhe një kërkesë pendese.
Se për çfarë e ka fjalën Veliaj, është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ku i ftuar ishte dhe Andi Mustafaj, drejtues i departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, i cili u shpreh se:
"Ka qenë një luftë e gjatë dhe tinëzare që shtrihet në të gjitha shtresat e shoqërisë dhe padyshim që fitorja më e madhe propagandistike është "fajin e ka Saliu". Ka ngelur për çdo gjë dhe ne duhet ta luftojmë këtë gjë.
Asnjë qytetar nuk duhet të lej veten që të zhvendoset vëmendja nga aty ku nuk duhet.
Këtë bëjnë këta. Kanë krijuar një sistem të plotë konfuzioni, ku skandalet përsërisin skandalet, zëvendësojnë skandalet dhe njeriu e ka gjithmonë vëmendjen e zhvendosur nga aty ku duhet ta ketë.
Dhe është thelbësore që ti kujtojmë qytetarëve që Erjon Veliaj është aty ku është sot, në paraburgim sepse ai me zë dhe figurë, me një arrogancë të tmerrshme përpara SPAK-ut thoshte që ka kërkuar Nesti Angonin. Kishte kërkuar dhe se kishte gjetur tek gjendja civile.
Një mënyrë e qartë intimidimi, kërkimi dhe përdorimit të pushtetit të Kryetarit të Bashkisë, për të gjetur dhe intimiduar dëshmitarët apo personat që akuzojnë.
Vetëm ky fakt kaq i thjeshtë justifikon që ai të mbetet në paraburgim deri në fund të procesit', u shpreh Mustafaj.
