PD çon Sinajn në GJK/ Kuvendi rrëzoi kërkesën, opozita vë në lëvizje Gjykatën me firmat e deputetëve

Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Kjo vjen një muaj pasi mazhoranca e rrëzoi më shumicë votash në Kuvend.

Kerkesa e demokrateve perkon  me opinionin e Komisionit te Venecias, e cila eshte shprehur se ligjvënësit mund t’a vënë në lëvizjen gjykatën me firmat e të paktën 1\5 e deputetëve.

Një muaj pasi mazhoranca me shumicë votash në Kuvend, rrëzoi kërkesën e PD për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj, opozita ka zgjedhur t’a dërgojë vetë.

Më firmën e 14 ligjvënësve, demokratët kanë depozituar në Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e mandatit të Sinajt, i cili akuzohet se ka përfituar me anë të bizneseve të tij, para nga buxheti i shtetit.

Në dokument theksohet se që prej vitit 2017 deri në vitin 2024, socialisti ka përfituar me anë të bizneseve të tij një shumë prej 3 milionë lekësh e për këtë, kërkojnë që togat e zeza të konstatojnë nëse ai duhet të mbajë apo jo postin e ligjvënësit.

Kjo padi e mazhorancës, vjen pas opinionit të Komisionit të Venecias, e cila në dhjetor të këtij viti u shpreh se në rast se Kuvendi voton kundër, deputetët kanë të drejtën që të vënë vetë në lëvizje Gjykatën nëse kanë të paktën 1\5 e firmave.

Në Janar të këtij viti, Këshilli i Mandateve i rekomandoi parlamentit  votimin për t’a dërguar në Kushtetuese Vullnet Sinajn, por me 73 vota kundër, kërkesa nuk u miratua.