Debati/ Xhafaj: Ne s’jemi ju që na qëlloni kur protestojmë. Hoxha: Po a the se s’i komentoni vendimet e gjykatave?

Deputeti socialist Etjen Xhafaj dhe demokrat Flamur Hoxha të ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora Neës” u përfshinë në një debat parimor mes tyre lidhur me qëndrimet e dy forcave politike ndaj sistemit të drejtësisë.

E ndërsa akuzoi SPAK-un se me shpërndarjen e dosjes së Erion Veliajt dhe publikimit të saj më pas në media shkelet parimi i pafajësisë ndaj një të hetuari, Xhafaj u shpreh se PS-ja nuk ka ndërhyrë asnjëherë në vendimet e gjykatave, por rasti i Veliajt është një gjyq popullor që po i bëhet atij.

E ndërsa u përfshinë pas kësaj deklarate në debat me kolegun e tij demokrat Flamur Hoxha, Xhafaj iu kthye demokratit me fjalët: “Ne nuk jemi si ju që na qëlluat me armë në bulevard kur ne po protestonim”.

Hoxha në replikë: “Po a the që nuk komenton vendime gjykatash, pse po e bën tani. Apo tani të duhet ty për argument?! Nuk ka vendim gjykate që të ketë dënuar ndonjë. Ka një proces dhe të presim e të shikojmë nëse do dënohet ndokush”.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”