Abuzimet me fondet e USAID-it, Milo: Prokurorë specialë në Shqipëri dhe Bosnjë

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi vendimin e gjykatës në Sarajevë për dënimin e Dodikut me 1 vit burg dhe 6 vite ndalesë të ushtrimit të detyrës së Presidentit.

Ai tha se nëse Dodiku do vazhdojë me veprimet destabilizuese, duke goditur Marrëveshjen e Dejtonit, do ketë fatin e shovinistëve serbë të dënuar nga Gjykata e Hagës. Lidhur me abuzimet e Fondacionit Soros me fondet e USAID, Milo tha se ka informacion se prokurorë specialë kanë mbërritur si në Shqipëri ashtu edhe në Bosnje. 

Paskal Milo:Është shpejt për të nxjerrë konkluzione se çfarë do të ndodhë pasi Dodiku të dënohet përfundimisht. Është një proces që do zgjasë ndërkohë që ai do vazhdojë të jetë President në zyrën e Republikës Serbe.

Shpallja e pavarësisë do ishte një aventurë. E para s’do ta njihte askush përveç Serbisë dhe do ishte goditje e drejtpërdrejtë e Marrëveshjes së Dejtonit, që u bë më kaq sakrifica.

Kërcënimet e Dodikut janë të atilla, që siç tha ai mund të ndërmarrë nisma ligjvënëse që të pengojë zbatimin e vendimeve të gjykatave të Bosnje Hercegovinës në Republikën Srpska.

Një avancim i mëtejshëm i veprimeve të tij kundër stablitetit dhe ekzistencës së Bosnjës, që u ndërtua me kaq shumë mundime, do ta vinte në një pozitë shumë më të vështirë. Mund të ushtrohet edhe një e drejtë ligjore, mbështetur në Marrëveshjen e Dejtonit që ai mund të gjykohet dhe arrestohet për sabotim të marrëveshjes. 

Ndodhemi përballë një situate kritike, që s’dihet si do marrë, por besoj se në fund komuniteti ndërkombëtar, SHBA-të s’do të lejojnë që Dodiku të mund të prishë një shtet që është delikat, që mund të ndikojë negativisht në gjithë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Është një provë force.

Ka një unison, aleancë me Beogradin, që është protektor i madh i tij. Do të ndodhë siç ka ndodhë me përfaqësues të tjerë shovinistë serbë që janë dënuar nga Gjykata e Hagës. Dodik s’është larg tyre”. 

I pyetur mbi një ekip special prokurorësh që ka mbërritur në Sarajevë për fondet e Sorosit dhe USAID-it, Milo tha:

Paskal Milo:Me sa kam unë informacion këta prokurorë kanë ardhur edhe në Shqipëri dhe po punojnë për të njëjtën çështje. Po shkojnë kudo ku ka investime në kuadër të USAID-it, dhe po investiohet kujt ia janë dhënë këto ndihma, si janë dhënë. Ka patur Fondacioni Soros në Shqipëri, ka kontribuar në mbarëvajtjen e reformës në drejtësi. Ka financuar projekte dhe njerëz që kanë punuar për reformën në drejtësi”. 

Lidhur me bisedimet Starmer-Trump dhe sigurinë ndërkombëtare, Milo tha:

Paskal Milo:Vërtet Britania e Madhe s’është anëtare e BE, por është një nga anëtarët më të rëndësishëm i NATO-s dhe shqetësimi i saj për sigurinë europiane është i legjitimuar. I takon të ngrejë zërin, dhe të ketë opsionet e veta si mund të garantohet më mirë siguria. Ka tregues të qartë që siguria ndërkombëtare po cenohet, dhe ndodhet nën kërcënim. Pretendimet e Trump për ta bërë Amerikën sërish të parën, duke përdorur forcën, këto cenojnë ose rrezikojnë sigurinë ndërkombëtare, atë ekuilibër të brishtë që është krijuar dhe mezi po qëndron në rajone të caktuara”.

Abuzimet me fondet e USAID-it, Milo: Prokurorë specialë në