"Po afrojnë zgjedhjet"/ Dedaj: Rama ka zbutur trajektoren, e ka për detyrë të mbrojë Erion Veliajn
I ftuar në Ora News, gazetari Reldar Dedaj komentoi deklaratat e kryeministrit Rama, duke thënë se ai ishte i detyruar të bënte atë deklaratë për Erjon Veliajn.
"Deklaratat e kryeministrit Rama, pavarësisht që po të shohësh trajektoren ai filloi me një trajektore të ashpër dhe e zbuti. Këto dy ditët e fundit e ka zbutur krejtësisht trajektoren e tij që do të thotë po bën një politik sepse është shumë afër zgjedhjeve.
Është i detyruar për të marr në mbrojtje këdo, por imagjinoje të jetë numri i dytë de facto dhe Erjon Veliaj duke qenë kreu i Bashkisë së Tiranës është një person që ka peshë tek elektorati.
Potenciali i Bashkisë së Tiranës janë sa 6 ministri bashkë dhe interesat që lidhen me kryetarin e Bashkisë janë shumë të mëdhaja.
Duke qenë drejtuesi kryesor i Tiranës, e ka për detyrë kryeministri të paktën të bëj atë deklaratë.
Ajo çfarë përbën për kryeministrin shans është që opozita ka qasjen në vijë paralele me kryeministrin.
Kryeministri është shumë komod edhe në këtë rol", u shpreh Dedaj.
