Kalaja: SPAK-u u doli jashtë kontrollit. Agaçi është arratisur, Veliajn ra në gropën e Teatrit. Do ketë akuza të tjera

Avokatja dhe anëtarja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja në studion e lajmeve në “Ora News” se ajo që ndodhi dje në Kongresin Amerikan ku u deklarua vendimi politik i sponsorizuar nga Soros për shpalljen “non grata” të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është një vendim që provoi të gjitha akuzat tona dhe do të vijojnë të na dalin ku e gjithë kjo për të kapur drejtësinë, por për ta vënë nën kontroll atë.

“Por mënyra se si u aplikua reforma në drejtësi duke filluar me një marrëveshje ogurzezë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Fondacionit Soros duke bërë një marrëveshje, ku një person nga Kuvendi kaloi te Komisioni i Pavarur i Apelimit dhe të gjithë këtë e gjykoj si një gjenocid që iu bë popullit shqiptar.

Një marrëveshje që ka bërë Delina Fico që është një skandali më i madh që i është bërë një sistemi drejtësie dhe Kushtetuese, ku për nga mënyra se si është ndërtuar Gjykata e Lartë nënshkruan një marrëveshje për të rivlerësuar dosjet stok të kësaj gjykate, në një kohë që këto ka një ligj që i përcakton se kush i bën.

Këta kanë marrë tagrat e një ndihmësi ligjor dhe i thonë një gjyqtari se çfarë duhet të bëjnë me këto dosje, ku janë të atyre.

Pra të fusësh persona nga jashtë që të merret me dosjet e një Gjykate të Lartë është krimi më i madh që i është bërë sistemit të drejtësisë. Dhe kjo jo rastësisht shoqërohet me një fond prej 10 milionë eurosh”, u shpreh avokatja Kalaja.

Pas arrestimit të Erion Veliajt, ju këmbëngulni për arrestime të tjera, për kë bëhët fjalë?

“Koha ka treguar që se çfarë ka deklaruar z. Berisha kanë dakë të vërteta. Ne kemi njerëz të ndershëm dhe që e duan këtë vend. Ne ku i kemi marrë informacionet brenda Bashkisë së Tiranës? I kemi marrë pikërisht nga njerëz të tillë.

Dhe këto informacione na vijnë edhe për atë çfarë ndodh në Kryeministri ku Ëngjëll Agaçi është arratisur jashtë vendit. Edi Rama e di shumë mirë këtë. Sepse ndaj Agaçit është marrë dhe një vendim dhe bashkë me të janë dhe 12 persona të tjerë në Kryeministri.,

Rama ka vazhduar të negociojë me SPAK-un, sepse ka menduar se duke negociuar nuk e ka menduar atë sjelljen e datës 12 janar. Kjo i ka dalë jashtë kontrollit Ramës, ashtu siç ka dalë dhe vetë ai jashtë kontrollit.

Erion Veliaj e gjente shpëtimin tek gropa tek Teatri Kombëtar dhe pikërisht ajo gropë e hëngri atë, siç do hajë dhe të tjerë pas tij.

Kemi informacione të sigurta që ndaj tij do të ketë akuza të tjera për të. Dhe në këtë situatë e kam thënë dhe herë tjetër që e vetmja mënyrë që të shpëtojë diçka është që ai të kthehet në një bashkëpunëtor i drejtësisë”, u shpreh ndër të tjera avokatja Adriana Kalaja.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ADRIANA KALAJA NË “ORA NEWS”