"Ka filluar frika"/ Tafani: Nuk mund të dalësh si kryeministër të thuash gjykatat po dënojnë njerëz pa prova, nuk e ke tagrin...

I ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte analisti, Endri Tafani, i cili theksoi se gjykata ka tagrin për të interpretuar ligjin dhe se askush, përfshirë kryeministrin, nuk mund të bëjë këtë.

"Ka filluar frika. Në 1215 diku u bë Magna Karta, në të cilën thuhej se nuk mund të arrestohej njeri pa vendim gjykate. E vendosën ligjin dhe gjykatësin sipër mbretin dhe ajo është baza e të gjithë pjesës tjetër që kemi ne të shtetit ligjor.

Në fund çfarëdolloj veprimi që kryhet kontrollohet nga gjykata. Ajo ka tagrin për ta interpretuar ligjin. Nuk e ka tagrin për ta interpretuar ligjin as kryeministri, as deputeti. Fjalën finale e ka gjykata. 

Ti nuk mund të dalësh si kryeministër të thuash gjykatat po dënojnë njerëz pa prova. Ku e di ti? Je anëtar i çështjes? Di ti japësh interpretim ligjit? Ke tagrin për ta interpretuar ligjit?

Ti nuk e ke këtë tagër. Ti ke një tagër për të vendosur sa do të jenë taksat, sa do të jenë ato veprimet e përditshmërisë, të ekzekutivit.

Tagri për atë e ka gjykata dhe veprimet e SPAK-ut kalojnë nga faza e parë, Gjykata e Shkallës së Parë pastaj ti shkon në Apel. Në qoftë se ka diçka e kontrollon Apeli. Në qoftë se ti ke probleme me ligjin, atëherë ndrysho ligjin si Parlament. Por jo të thuash ti ky ligj u zbatua mirë apo keq.

Për fat të keq tani po ndodh kjo gjë sepse veprimet e prokurorisë po afrohen afër kryeministrit", u shpreh Tafani.