Hoxha: Rama, kontradiktor! I thotë SPAK-ut të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, dy mekanizmat që e mbajnë prej 12 vitesh në pushtet
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, deputeti demokrat Flamur Hoxha shprehet se kryeministri Edi Rama ka folur brenda 48 orëve me dy standarde për sistemin e drejtësisë në vend.
Në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News”, Hoxha theksoi sse kryeministri që ka 12 vite në qeverisje dhe që del përditë në televizor dhe i thotë tani drejtësisë bëj drejtësi.
“Është pak kontradiktore qasja e tij, pasi i thotë Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që të luftojë dy fenomenet që e kanë sjellë në pushtet dhe po e mbajnë prej 12 vitesh, krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Të flasësh për drejtësinë kur në 12 vite ke bërë padrejtësi do të thotë që të mos kesh ndjesi fare për sistemin e drejtësisë.
Në 2013-ën ka pasur në Parlament njerëz të botës së krimit dhe këtë nuk e mbron dot as Etjeni këut dhe askush në botë. Pasi është një element që nëse nuk e ke, nuk mund ta bësh me zor”, u shpreh ligjvënësi demokrat Flamur Hoxha.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”

