Pano: Bashkia e Tiranës në situatë kaotike, u çlirua nga Erion Veliaj, por jo nga ...

Xhonatan Pano, anëtar i këshillit bashkiak Tiranë, Partia Demokratike ka komentuar sot dështimin e mbledhjes për të cilën u shpreh se Bashkia e Tiranës aktualisht ndodhet në situatë kaotike dhe se është e nevojshme të organizohen zgjedhjet e parakohshme në këtë institucion.

Ai tha se kemi anakesa nga punonjës të bashkisë se pp nxirren pa dëshirë në mbështetje të Veliajt, teksa theksoi pavarësisht ikjes së Veliajt, Bashkia nuk është liruar pasi duket se kryetar defacto i saj është Rama.

Sipas tij, SPAK duhet të dënojë të gjithë ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe duhet të vijojë punën e saj pa parë majtas apo djathtas sa i përket dosjes së inceneratorit apo aferës 5D.

"Ishte planifikuar mbledhja dhe ne kishim dorëzuar kërkesa për mocion për debat me zonjën  Ristani për shkak të situatës ku ndodhet bashkia sepse është në kaos dhe kemi marrë dhjetëra denoncime nga qytetarët për mos realizmin e detyrimeve.

Kemi shumë raste për një mosfunksionim total të bashkisë që nga arrestimi i kryetarit të saj. Në bashki duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse kështu e parashikon dhe ligji, duhet të dalin nënkryetarët me propozimet e tyre dhe vendoset një kryetar i komanduar.

Mesa duket Rama ka qenë kryetari defacto i bashkisë, kemi kërkuar dhe informacion lidhur me eventin që u bë para bashkisë me gjithë stafin e bashkisë, madje na kanë ardhur dhe ankesa nga ata duke na thënë se nuk kanë zgjidhje tjetër pasi i detyrojnë.

E kam thënë se ne protestojmë para bashkisë së Tiranës si njerëz të lirë dhe një nga arsyet ka qenë presioni i madh ndaj administratës. Ne protestonim për çlirimin e bashkisë së Tiranës, por mesa duket dhe me ikjen e tij nuk është çliruar plotësisht sepse iku Veliaj dhe ka ardhur Rama si kryetari i komanduar për bashkinë.

Më tej ai shtoi se e priste dështimin e mbledhjes së këshillit bashkiak sepse sa herë ka mbledhje ku PD ka shumë gjëra për të folur, socialistët insinuojnë kaos dhe zhurmë për të dështuar", tha Pano.

Ne po kërkonim vetëm fjalën dje dhe ajo na u ndalua sepse numrat si kemi për të miratuar një vendim të caktuar, e vetja që kemi është fjala. Nuk e kuptojmë pse Rama e mbështet Veliajn, sepse gjithë të tjerët aty i sheh të lumtur dhe duke qeshur.

"Kushdo që ka futur duart në xhepat e qytetarëve duhet të mbajë përgjegjësi. SPAK duhet të bëjë punën e vetë dhe duhet ta bëjë shumë mirë. Kishim shumë pritshmëri të mëdha përsa i përket inceneratorit të Tiranës, por duket sikur kjo çështje është mbyllur dhe ai s’ka lidhje me të, po ashtu dhe afera 5D.

Ka pasur korrupsion në Shqipëri gjithmonë, por në këtë lloj mase asnjëherë. Janë me mijëra faqe për inceneratorin dhe nuk është gjithmonë e thjeshtë, ka vështirësinë e saj prandaj dua ta inkurajoj SPAK të vijojë punën e saj pa parë majta apo djathtas vetëm drejt", u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket primareve të PD-së në 1 mars Pano tha se është e nevojshme një rifreskim i listave dhe se ato ndikojnë për mirë në nëj proces demokratik të PD-së.

"Kemi nevojë për rifreskim të listave. Për mua primaret janë e mirë sepse ndikojnë në procesin demokratik.

Personalisht mendoja se rregullat do ishin pak më ndryshe, por kjo na ka vënë në lëvizje, është një gjë e shëndetshme dhe vota e demokratëve do e tregojë, nëse nuk votohen atëherë do të thotë se nuk është vullneti i demokratëve. do votojnë vetëm anëtarët e partisë demokratike.

Pa bazën ti nuk bënë dot asgjë, prandaj si fillim duhet të dalë në bazë ta bind atë.  Ne kemi ardhur me kartën e familjes, kam propozuar Ministrinë e familjes, kemi nevojë ta shohim familjen si investim dhe jo shpenzim sepse jemi përballë kushteve të shpopullimit.

Kemi dhe normën më të ulët të lindshmërisë si komb. Nëse vijojmë me këto ritme shumë shpejt do jemi më pak s e1 mijë banorë. PD ka shpalosur programin dhe jemi orientuar nga politikat e huaja", theksoi Xhonatan Pano në MCN TV.