Rektori i ''Bujqësorit'' në dëgjesën para PS-së/ Sula: Në shkelje të Kushtetutës ka rrëzuar përfundimisht autonominë Universitare

Pedagogia, Lili Sula në një lidhje të drejtpërdrejtë me ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rektori i Universitetit të Bujqësorit me paraqitjen e tij sot në një dëgjesë para grupit parlamentar të PS, ka rrëzuar autonominë universitare.

Sula: Është përfshirë rektori i Universitetit të Bujqësorit i cili në shkelje të Kushtetutës dhe të të gjitha akteve ligjore ka rrëzuar përfundimisht autonominë universitare.

Ka shkelur me këmbë votëbesimin që i kanë dhënë stafet akademike sepse ai është një person i zgjedhur.

Ka shkelur me këmbë strukturat tek të cilat ai është përgjegjës dhe duhet të bëjë transparencë dhe të japë llogaridhënie siç është senati akademik, bordi i administrimit por edhe profesoriati.

Ka shkelur me këmbë studentët për të cilët kanë ndjekur një urdhër politik.

Gjithkush e di që Rektori nuk ka kërkuar të shkojë atje, por i është kërkuar nga Rama të shkojë tek grupi parlamentar i PS.