Pengoi hetimet për Veliajn, Xhixho: Klotilda Bushka duhej shkarkuar dhe të linte mandatin
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka duhej shkarkuar dhe të linte mandatin pasi SPAK e ka akuzuar se ka penguar hetimet dhe ka intimiduar dëshmitarët në çështjen e Erion Veliajt.
Xhixho: Së pari ajo pamje që pamë sot ku rektori i Universitetit Bujqësor shkon në një dëgjesë publike të thirrur prej tij të kërcënuar për të qenë aty, është në fakt një rast i paprecedentë.
Është një ngjarje skandaloze, shumë e rëndë.
Pas ligjit të arsimit të lartë, Universitetet janë autonome dhe neutral kundrejt politikës.
Dhe mori stafetën Kryeministri në rolin e gjyqtarit dhe të prokurorit si ekzekutiv duke ditur që Kushtetuta e sanksionon mjaft qartë ndarjen e pushteteve.
Gjithë qasja e tij e shantazheve e sulmeve ndaj SPAK padyshim janë që SPAK të mos shkojë dhe të mos mbërrijë tek Kryeministri.
Dhe gjithë shantazhi që bëhet edhe nga Erion Veliaj edhe nga Edi Rama i cili në rastin e Klotilda Bushkës e kryetares së Komisionit të ligjeve që duhej shkarkuar dhe të linte mandatin.
Pse nuk u bë kjo dëgjesë për Arben Ahmetaj apo për Ilir Beqaj?
