Përfaqësimi i grave në politikë, KQZ – OKB shtrojnë tryezën “Nxitja e pjesëmarrjes së grave në zgjedhje”

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me OKB organizuan tryezën "Nxitja e pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet e 11 majit 2025" ku pranuan se përfaqësia e grave në politikë në vend mbetet ende i ulët. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi së bashku me Koordinatoren e OKB-së në Shqipëri propozuan një sërë mekanizmash për të nxitur barazinë gjinore në fushata dhe jo vetëm.

Ndonëse gjatë viteve të fundit është bërë progres, për Kreun e KQZ, Ilirian Celibashi përfaqësia e grave në politikë mbetet i ulët.

Në tryezën për "Nxitjen e pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet e 11 majit 2025", kryekomisioneri theksoi se qasja e kësaj problematike duhet së pari të evidentohet nga forcat politike dhe më pas nga institucionet.

Propozoi nxitjen e politikave gjithpërfshirëve në mënyrë që gratë dhe vajzat të angazhohen në politikë dhe të ndihen të barabarta me meshkujt.

Koordinatorja e OKB-së në Shqipëri, Fiona Mcluney shtroi disa propozime si rritja e fondeve në fushatë për gratë si dhe hapësira të tjera mediatike dhe jo vetëm në mënyrë që të ketë më tepër progres.

Pjesë e konferencës ishin përfaqësues të institucioneve, të partive politike, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare që operojnë në fushën e zgjedhjeve.