Rasti “McGonigal”/ Zhulali: Pritet që kjo çështje të rihapet, do të dalin shumë gjëra që nuk janë bërë ende publike
Drejtësia e re e veçanërisht Prokuroria e Posaçme po hyn në një spirale të rrezikshme kërcënimi dhe santazhi nga mazhoranca socialiste.
Teksa kishte thirrur për një dëgjesë në grupin parlamentar socialist, rektorin e universitetit të Kamzës, Fatbardh Sallaku, pas 24 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK-u, kryeministri Rama foli për një drejtësi pa standarte europiane, duke e krahasuar me atë Ruse.
Kritikë ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së kreu i qeverisë i këshilloi të mos reagojnë për çdo gjë ndaj tij dhe mazhorancës, por të merren me provat dhe goditjet e korrupsionit.
Qëndrimet anti-SPAK të kryeministrit janë ashpërsuar pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili në ditën e 16 të burgut nuk e ndal lumin e fyerjeve për prokurorin Dado, për gjyqtarin Bani dhe për Sali Berishën.
E nëse dje kreu i qeverisë deklaroi se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjell për të mbështetur dhe ndihmuar SPAK-un, sot ishte Ambasaadori i BE-së, Gonzado i cili garantoi se kjo ndihmë do të vijojë për një SPAK të fortë dhe të pavarur.
E ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", për të folur për këtë temë, ishte Ilda Zhulali, drejtuesja e departamentit të mardhënieve ndërkombëtare në PD.
" Fitorja e Donald Trump kemi parë sesi ka ndryshuar jo vetëm marrëdhëniet e PD me SHBA dhe me partnerët e tjerë, jo vetëm përmes rezolutave që janë prodhuar në mbështetje të PD por dhe për të denoncuar narkoshtetin shqiptar i ngritur nga Edi Rama.
Tashmë kjo ka avancuar deri në ndjekjen e çështjeve konkrete të cilat i kanë bërë një dëm shumë të madh Shqipërisë, duke filluar me rastin skandaloz të koruptimit të Charles McGonigal në një aferë korruptive me kryeministrin Rama dhe ajo që na skandalizoi ne të gjithëve në Shqipëri që ditën që McGonigal dënohej në Amerikë në fakt këtu vinte sekretari Blinken i sponsorizuar nga Soros për të mbështetur Edi Ramën.
Pra për një aferë skandaloze korrupsioni në Amerikë dënohej agjeti më i lartë i FBI ndërsa këtu duartrokitej ai që e korruptoi këtë agjent.
Pritet që kjo çështje të rihapet dhe aty do të dalin shumë gjëra që nuk janë bërë ende publike për shqiptarët por që në të njëjtën kohë Edi Ramën nuk do ta shpëtojnë nga përgjegjësia", u shpreh Zhulali.
