"Tirana s'ka ujë"/ Rama: S'ka pas kurrë 24 orë ujë as në kohën e komunizmit!

Rama: Ankohen nga jashtë shtetit se nuk e dinë fare që gjërat këtu kanë ndryshuar, ankohen se nuk ka ujë në Tiranë, kjo nuk është e vërtetë. Tirana në 67% të territorit ka 24 orë ujë. S'ka pas kurrë, as në kohën e komunizmit 24 orë ujë në vend, është përrallë. Jo 24, po ka qënë me orar në mëngjes, drekë dhe darkë, historikisht dhe kështu ka qënë gjithë Shqipëria. Jo vetëm s'ka pas 24 orë ujë, por në shumë zona ka pas një çezëm të përbashkët për lagjen që shkonin atje e mbushnin ujë, po flas këtu për vitet 80.