3 ditë nga primaret/ Ahmetaj: Kanë zgjuar një interes të jashtëzakonshëm tek demokratët
Primaret në Partinë Demokratike që do të zgjedhin listën e kandidatëve për deputetë të PD do të mbahen më 1 mars.
Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte anëtari i kryesisë së PD, Bislim Ahmetaj.
"Unë jam pro, kam qenë për një proces primarësh kombëtar në një propozim konkret por dhe në rajon, domethënë siç është i organizuar në qarqe, është një proces që ka aktivizuar strukturat e PD në çdo cep.
Kanë qenë struktura të zbehta për shkak të agresionit të pamëshirshëm që ka pasur drejtuar mazhoranca e sotshme ndaj PD, ndaj opozitës në përgjithësi.
Ajo ka pasur në objektiv asgjesimin e opozitës dhe opozitë në Shqipëri ka qenë PD.
Përgjatë këtyre viteve ka pasur probleme të mëdha me demokratët, qoftë në fenomenin Lul Basha, qoftë në arrestimin e Sali Berishës.
Primarët kanë zgjuar një interes të jashtëzakonshëm tek demokratët dhe kantidaturat e shumta, kanë gjetur një pritje shumë të ngrohtë në strukturat e Partisë Demokratike", u shpreh Ahmetaj.
