Avokati Vishaj: Korrupsioni sot nuk matet me para, por me mënyrën si shndërrohet në pasuri brenda dhe jashtë vendit

Drejtësia e re e veçanërisht Prokuroria e Posaçme po hyn në një spirale të rrezikshme kërcënimi dhe santazhi nga mazhoranca socialiste.

Teksa kishte thirrur për një dëgjesë në grupin parlamentar socialist, rektorin e universitetit të Kamzës, Fatbardh Sallaku, pas 24 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK-u, kryeministri Rama foli për një drejtësi pa standarte europiane, duke e krahasuar me atë Ruse.

Kritikë ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së kreu i qeverisë i këshilloi të mos reagojnë për çdo gjë ndaj tij dhe mazhorancës, por të merren me provat dhe goditjet e korrupsionit.

Qëndrimet anti-SPAK të kryeministrit janë ashpërsuar pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili në ditën e 16 të burgut nuk e ndal  lumin e fyerjeve për prokurorin Dado, për gjyqtarin Bani dhe për Sali Berishën.

E nëse dje kreu i qeverisë deklaroi se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjell për të mbështetur dhe ndihmuar SPAK-un, sot ishte Ambasaadori i BE-së, Gonzado i cili garantoi se kjo ndihmë do të vijojë për një SPAK të fortë dhe të pavarur.

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", për të folur për këtë temë, ishte avokati Saimir Vishaj.

"Ato lloj zhvillimesh që kanë ndodhur sot, herë nga Kuvendi dhe dalja publikisht e kreut të SPAK-ut apo gjyqtarit që kanë dhënë masën, janë të lidhura me njëra tjetrën. Nuk është ky momenti që asnjë forcë politike të merret me individin, qoftë ky i SPAK-t që është Prokurori e Posaçme, apo me GJKKO që është gjykata.

Mua më vjen rëndë që sot kam dalë përpara gjykatës për verifikimin e kushteve, profesor, doktor shkencash etj etj. Pra, kur arrin tek masa e sigurimit, nuk ke nevoj më të të mbështesë as partia, as lloji reformës. Tregon që diçka nuk shkon.

Kemi 20 prokurorë që janë me mandat 9 vjet dhe ata e dinë që me mbarimin e mandatit nuk do të jenë më pjesë e kësaj Gjykate të Posaçme.

Kemi një gjykatë që është pa mandat, pra do të vazhdojë së funksionuari. Problemi më i madh ka qenë në hartimin e reformës që duke i lënë pavarësi Prokurorisë kjo derexhe na priste.

Prokuroria nuk të arreston, vetëm zbaton një vendim të gjykatës, ku në mungesë të palëve është e gabuar të çosh një kërkesë e të marrësh produktin që është gjykata.

Sot pedagogët i janë bindur gjykatës sepse urdhëri i lëshuar nga SPAK është në bazë të vendimit të gjykatës. Ndërkohë që kjo gjykatë ka dënuar dhe mjek për 2 mijë lek të vjetra.

Nuk është herë e parë që dënohen dhe merren të pandehur Kryetarë Bashkie por problemi më i madh është që sot korrupsioni nuk është më leku, por mënyra sesi ti këmben në pasuri të paluajtshme brenda ose jashtë vendit" , u shpreh Vishaj.