''5 minuta pas arrestimit të Veliajt, u vetshpall kryetar bashkie'', Balliu: Rama do ketë fatin e kolegëve të tij

Shefi i organizmit në PD, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se shërbimi i Ramës ndaj Sorosit është i pandalshëm edhe sot ai godet ashpër të gjithë ata që denoncojnë aferat monstruoze të tij dhe vartësve të tij.

Postimi i Balliut:

Sulmet e Ramës të dirigjuara nga Soros për të goditur kundërshtarët që çmontojnë prokurorët Sorosist të Edi Ramës.

Shërbimi i Ramës ndaj Sorosit është i pandalshëm edhe sot ai godet ashpër të gjithë ata që denoncojnë aferat monstruoze të tij dhe vartësve të tij.

Kushdo që mendon se këta pseudo pushtetarë mund të vidhnin qindra-miliona Euro të qytetarëve pa urdhrin e Edi Ramës, që 5 minuta pas arrestimit të Veliajt u vetshpall kryetar bashkie, në rastin më të mirë është naiv dhe në tërsi është pjesë e vjedhjes.

Por ai do të ketë fatin që ju rezervoj edhe kolegëve të tij si Veliajt edhe Beqajt & Co.