Lita: SPAK ka hequr pengesat që kishte vënë Rama të mos shkonin tek ai
Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se SPAK ka hequr pengesat që kishte vënë Rama të mos shkonin tek ai.
Lita: Ditën e sotme SPAK po bënte një bilanc për vitin e kaluar ku në të vërtetë masat 624 masat në tërësi që ka kërkuar SPAK dhe ka vendosur gjykata në masën më të madhe 30% janë për krimin e organizuar.
Pra 200 prej tyre janë kriminelë të rrezikshëm e trafikantë.
Një pjesë shumë e vogël ka të bëjë me korrupsionin dhe një pjesë e vogël ka të bëjë me ato masat për raste specifike.
Kemi të bëjmë që SPAK po godet krimin e organizuar, kemi edhe një pjesë tjetër të politikës 5% të cilët janë alarmuar dhe thonë pse po punon SPAK.
Institucionet nuk po bëjnë më gjasme dhe po hiqen pengesat. Pse alarmohet Rama, po hiqen pengesat.
U hoq pengesa Arben Ahmetaj që ishte pengesë përpara.
U hoq Beqaj fizikisht pengesë fizike. U hoq pengesa Erion Veliaj dhe tani nuk ka më pengesa.
Edhe Agaçi që ishte pengesë është sëmurë në Itali.
